Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi.
Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer
në mbi tridhjetë gjuhë.
Gjithashtu është martuar me shkrimtaren e njohur të
skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.
Jeta
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.
Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Disa nga poezite e Kadarese jane:
Frymëzime djaloshare poezi - 1954 ,
Endërrime poezi - 1957,Muti im poezi- (1961),
Përse mendohen këto male poezi - 1964,
Motive me diell poezi - (1968),
Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi
Kurse disa nga romanet jane :
Kështjella - roman - 1970,
Kronikë në gur - roman - 1971,
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978,
Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
Prilli i thyer - 1980
Mirënjohjet
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
Man Booker International Prize, Britani, 2005
Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009
#MesueseAurela
Lihat Terjemahan
silahkan komentar